Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të Vangjeli Kondakçiut. Në vitin 2015, djali i saj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje. Ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë.
Vangjeli rrëfeu në studio se nusja e saj kishte lindur edhe dy fëmijë të tjerë para vajzës, por ata nuk mundën të jetonin.
Pas vd.ekjes së djalit, nusja qëndroi së bashku me vajzën në shtëpinë e tyre për 11 muaj. Më pas si pasojë e një problemi që lindi, Vangjeli tregon se me krushkën vendosën që nusja e saj të shkonte në shtëpinë e vet, ndërsa për mbesën të kujdesej ajo.
Mamaja do ta takonte vajzën në fundjavë dhe kjo zgjidhje u vendos sepse nusja e saj kishte probleme të shëndetit mendor.