Rasti i parë i rubrikës “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, kishte protagoniste gjyshe Tahirenë, një zonjë shumë e ëmbël e cila kishte bërë shumë sakrifica për familjen e bashkëshortit të saj.
Ajo ishte thirrur në studio nga mbesa e saj Erjona me të cilën jetonte, për t’i treguar që ajo është shumë e vlerësuar për sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që i kishte dhënë gjatë gjithë jetës. Marrëdhënia e tyre është një shembull i sakrificës, mirënjohjes, dashurisë dhe ngrohtësisë që mbizotëron në familjet shqiptare.
Erjona: Gjyshi im ka qenë i martuar para 55 vjetësh, i vdes gruaja nga një fatkeqësi. Kështu që vendos të martohet, dhe kurorëzohet me gjyshe Tahirenë që unë tashmë i them gjyshe me plot kuptimin e fjalës.
Ajo nuk bëri fëmijë me gjyshin sepse thoshte nuk dua që të duket sikur po bëj diferencime, më mirë të rris fëmijët e burrit. Kjo ishte sakrifica më e madhe e saj që nuk hidhet poshtë. Erdhi momenti dhe vdiq gjyshi, gjyshja ngeli vetëm sepse pesë fëmijët e gjyshit nuk kujdeseshin fare për gjyshen.