Shqiptarët çdo sezon veror dynden nëpër resortet e Turqisë por ndërkohë këmbë turisti turk nuk shkel në Shqipëri.
Sipërmarrësi Altin Prenga i ‘Mrizit të Zanave’ ngre një pyetje ‘naive’ rreth këtij fakti. “Ore një pyetje kisha unë?
Vëllezërit tanë Turq të cilëve ne u shkojmë për pushime, ata të cilët investuan për të mirën tonë në metarlugjikun e Elbasanit, rrugën e kombit, miniera, hidrocentrale, banka etj.
Pse nuk na vinë turista neve? Kemi turistë nga çdo vend i botës por turistë Turq jo”, shkruan Prenga.
Kësaj pyetjeje mund t’i japë përgjigje kryeministri Rama kur takon ‘sivëllaun’ e tij Erdogan sepse marrëdhëniet Shqipëri-Turqi duken ‘shënd e verë’ por turistët turq s’po i shohim ende në kufirin shqiptar.