Bregdeti, përveç të qenit një vend pushimi dhe relaksi, mbart në vete edhe rreziqe. Rasti më i fundit vjen nga dita e djeshme në Plazhin e Gjirit të Lalzit ku një i ri ka shpëtuar një vajzë rreth 20 vjeç nga mby tja.
Në mesazhin e dërguar ai tregon se në atë moment po luante futboll në breg dhe ora ishte rreth 15:30, ndërkohë që një fëmijë e ka lajmëruar se një vajzë po mby tej.
Menjëherë ai ka vrapuar drejt detit dhe e ka shpëtuar atë, duke e nxjerrë pa ndjenja dhe të pavetëdijshme. Më pas ajo është dërguar drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, i riu që nga dita e djeshme ka humbur çdo kontakt me të dhe në formë mirësjelljeje interesohet për shendetin e saj.
Ai shkruan:
Ndodhesha n bregdet po lozja futboll,kur nje femije i vogel qe ndodhej prane meje me thot qe po mby tej dikush,pash nga deti ni vajze qe po zhytej posht ujit n thellesi dhe u nisa ta nxjerr,mbaj mend qe ishte e pavetdijshme pasi e nxorra nga uji,
ishte n gjendje t renduar,vec doja te di nese eshte bo mir dhe nese dikush e njeh tme kontaktoj nga faqa juaj,vajza ishte diku 19 ose 20 vjc,kjo gje ka ndodh dje te Gjiri Lalzit tek Lura 2,afersisht nga ora 3:30 pasdite,do ta dija shum per nder nese e poston sps e ndjej si detyrim tdi qe osht bo mir vajza.