Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në të premten në Leverkusen të Gjermanisë.
Shqiptarja 58-vjeçare, ka lindur një djalë, për të cilën ishte e pazakontë dhe e habitshme.
“Është një djalë i shëndetshëm, 3360 gramë në peshë dhe 53 centimetra në madhësi”, raporton spitali Leverkusen.
Nëna Flora dhe djali Floriani janë mirë, aktualisht po shërohen në repartin e lindjes, thonë mjekët e spitalit, shkruan Bild.
Flora ka thënë se ka pritur një jetë të tërë, për të lindur fëmijën e parë.
Pas një shtatzënie krejtësisht normale, foshnja ishte marrë nga prerja cezariane për të mos rrezikuar për ndonjë komplikim të papritur.
I lumtur dhe krenar është shprehur edhe babai i të porsalindurit, Sjdi (72 vjeç), i cili ka thënë se plot 24 vite kishte dashur një fëmijë.