‘Në zemrën time janë janë vetëm Zvezda dhe…’, njihuni me shqiptarin nga Korça që ‘çmendet’ pas ekipit serb

Jo vetëm Kosta Grillo, skuadra serbe e Crvena Zvezdës, ka një tjetër tifoz shqiptar të deklaruar. Bëhet fjalë për ultrasin e Skënderbeut, Genci Malësija, që në qytetin e Korçës, të gjithë e njohin me pseudonimin “Genci Serbi”.

Në një rrëfim special për “novosti.rs” 48-vjeçari ka zbuluar se si lindi dashuria për skuadrën serbe, ndërkohë që është i bindur për një triumf të pastër të Crvena Zvezdës në ndeshjen e datës 25 gusht në “Air Albania”.

“Unë kam qenë një tifoz i çmendur i Yllit të Kuq për 35 vjet. Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra jonë Skënderbeu nga Korça, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për klubin serb lindi kur Dejan Stankoviç, Dejan Saviçeviç, Darko Pancev, Mitar Mrkela ishin duke luajtur…

Do të jem në stadium ditën e martë në Tiranë, për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur Zvezdën. Parashikimi? Ylli i Kuq mposht Tiranën 4-0. Pjesa e parë 1-0, dhe më pas futbollistët shqiptarë do të lodhen.

E mësova gjuhën serbe nga librat, televizioni dhe radio, por edhe nga lojtarët nga Serbia që vijnë për të luajtur për Skënderbeun. Unë vij në Beograd disa herë në vit.

Te skuadra e Skënderbeut, u aktivizua dhe ish-kapiteni i Zvezdës, Ivan Gvozdenoviç, me të cilin u lidha ngushtësisht. Unë isha në Beograd kur luanin Serbia dhe Kroacia. Unë isha i vetmi shqiptar që erdha të brohorisja për serbët”, përfundoi korçari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME