Receta e gjyshes/ Si të përgatisni petulla me patate për të lëpirë gishtat

Petullat janë një nga ushqimet që ka shoqëruar mëngjeset tona që kur nuk mbahet mend.

Të shijshme, të plota, të buta ato janë perfekte në çdo kohë gjatë ditës.

AgroWeb.org ka publikuar për lexuesit e tij receta të ndryshme për përgatitjen e tyre, dhe

Petullat me patate janë një recetë që nuk duhet ta lini pa provuar pasi jep shije fantastike tryezës suaj.

Ndiqni me kujdes hapat për përgatitjen e brumit dhe çdo gjë do të jetë e përkryer.

Përbërësit
3 patate mesatare

300g miell

Si te gatuajme Petulla te shpejta me patate ! Petulla tradicionale per 5 minuta – YouTube

2 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Pak sheqer

1 lugë gjelle maja e thatë

100ml ujë

Përgatitja
Për të përgatitur këto petulla fillimisht duhet të zieni patatet.

Mbushni një tenxhere me ujë dhe futni aty patatet e lara dhe vendosini në zjarr derisa të ziejnë.

Lërini të zbuten aq s ai lini kur përgatisni purenë me patate në shtëpi.

Patatet të kenë zierë plotësisht kullojini dhe qërojini nga lëkura.

Sa janë të ngrohta AgroWeb.org ju këshillon që t’i grini në rende ose me shtypësen e patateve.

Vendosini patatet e shtypura në një tas dhe shtoni aty ujin e nxehtë, sheqerin dhe majanë e freskët.

Punojeni me ndihmën e një piruni në mënyrë që majaja të shkrijë dhe të aktivizohet.

Tani shtoni pak kripë dhe miellin duke e hedhur duar duar ndërkohë që punoni brumin.

Pasi sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar, AgroWeb.org ju sugjeron që ta lini brumin të fryhet.

Një proces i tillë mund të kërkojë rreth 20-30 minuta.

Kur koha të ketë kaluar vendosni një tenxhere në zjarr me vaj për skuqje dhe tani mjafton të ndani brumin dhe t’i skuqni petullat tuaja.

Për të larguar vajin që përthithin gjatë skuqjes, përdorni letër kuzhine të cilën e shtroni tek pjata.

Këto petulla mund t’i shoqëroni me djathë të bardhë ose kaçkavall por edhe me të ëmbla si mjaltë apo reçel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME