Historia në familjen Mazreku nga fshati Guriç, komuna e Malishevës po bën xhiron e rrjetit. Kryefamiljari i familjes Mazreku ka rrëfyer momentin emocionues të takimit të parë të motrave me vëllain e tyre pas plotë 72 viteve.
Dhe ai ka treguar se nëna e tij së bashku me motrat e saj janë plakur duke mos ditur se kanë një vëlla dhe një motër të lënë nga babai i tyre.
Mësohet se i ati i këtyre zonjave që ka vd ekur prej kohesh kishte lënë pas vete një djalë, i cili ka jetuar së bashku me motrën dhe familjen e tij në fshatin Xerx e të komunës së Rahovecit.
E ai sot ka 82 vite dhe gjatë tërë kësaj kohe, përveç motrës së ndjerë e cila ka jetuar me të, nuk ka ditur që ka edhe motrat tjera të cilat kanë lindur dhe janë rritur në fshatin Guriç të Malishevës, jo aq larg nga vendlindja e tij fshati Xerxe.
E gjithë ngjarja kishte filluar me inicimin e shumë njerëzve kryesisht miq e dashamirë të familjes së tij, duke bërë që një histori e gjatë dhe enigmatike e familjes së tij të përfundoj me një takim shumë emocional dhe të veçantë të tri motrave dhe vëllait të tyre 82 vjeçar.
Po ashtu ai ka dërguar në redaksinë tonë edhe disa fotografi nga momenti i bashkimit familjare që në pamje e sipër tregon ngjarjen emocionuese të kësaj familje.