Mjekët shqiptarë bëjnë mrekullinë e madhe/ I shpëtojnë vetën foshnjes 9 muajshe që kishte gëlltitur fasule

Një inc ident i rëndë i ka ndodhur një foshnje serbe vetëm 9-muajshe. Vogëlushi ka gël ltitur një kokërr fasule dhe si pasojë e kësaj i është dashur t’i nënshtrohet një ndër hyrjeje kir urgjikale.

 

 

Kanë qenë mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga b ronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

 

“Ndë rhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur br onkoskopi. Foshnja e gjinisë mashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit. Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë int ubuar pacientin dhe e kanë nisur në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

 

Ndërkohë, nëna e fëmijës, Milica Stojkoviq ka falënderuar mjekët për punën e bërë. “Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME