Gazetari Sokol Bregu përmes një shkrimi njofton se ka vendosur të largohet nga televizioni Top Channel.
Vetë Bregu thekson se largohet me dëshirën e tij nga Topi, por ndër rreshta jep tre këshilla dhe sekrete të cilat më shumë tregojnë qejfmbetjen e tij me linjën editoriale të lajmeve dhe disa programeve të tjera.
Largimi i bujshëm i gazetarit nga Top Channel: Mos u bëfshi pjesë e tij! Unë po iki po nëse dështoj do them isha pjesë e rrebeshit më të madh gazetaresk
Shkruan Sokol Bregu:
Në Top Media për herë të parë në 1999 më solli Fatos Baxhaku, dhe në 2005 Sokol Balla. Nëse kam bërë diçka keq, absolutisht që ndjesa shkon për ta. Jam përpjekur të bëjë më të mirën këtu, nëse ia kam arritur apo jo, nuk e di, këtë e ka vlerësuar publiku.
Tani që largohem me dëshirën time, absolutisht më duhet t’i falenderoj të gjithë, por të them dhe tre sekrete dhe këshilla.
Uro të mos jesh objekt kurrë i Edicionit të lajmeve në Top Channel. Në 1986 në Napoli në çdo va rrezë kishte banderola, ju nuk e dini ç’keni humbur Diego Armando Maradona, çdo ditë në këtë edicion më është dukur njësoj si ditën e parë. Sikur i drejtohem çdo njeriu në parajsë apo fer r. Ti nuk e di se ç’ke humbur në edicionin e lajmeve në Top Channel!
Uro të mos ia sha sh kurrë Shqipërinë, Marin Memës, do të gjendesh gjithmonë e më k eq. Dhe sekreti më i madh është se qindra e qindra vr asës dhe k riminelë që kam transmetuar në kronikat e mia nuk mund të të bëjnë dot asgjë se ajo që të bën Fiks Fare, jo me ar më, por me zë dhe figurë.
Askënd s’kam frikë në gjithçka kam transmetuar. A e di pse? Unë nuk e kam armik Filip Çakulin, përkundrazi e kam mik. Dhe kur njeriu që të bën vde kjen më të tme rrshme në botë vetëm me dy fjalë dhe nje video nuk më ka objektiv, atëherë jam i paprekshëm.
Them faleminderit për çdo njeri që ka punuar për edicionin e lajmeve, sepse janë si një pjesë e imja. Largohem vetë për një projekt personal. Ju them mirupafshim, se “good night” and “good luck”, do ju them nga Vizion Plus.
Ky do të jetë projekti im i karrierës. Nëse dështoj, të paktën nipave të mi në pension, do t’u them unë isha pjesë e rrebeshit më të madh gazetaresk në histori.




