Adoleshentja shqiptare që jeton në Amerikë po dërgon ndihma në Shqipëri, ja çfarë

Adoleshentja në SHBA me rrënjë shqiptare ndihmon fëmijët në nevojë të Pogradecit, ka edhe një mesazh prekës.

 

Një ndihmë në 100 çanta shkolle ndodh të bëhet nga ata shembuj bamirësie që rëndom thuhet se ‘thyejnë’ rrjetet sociale me klikime apo marrin pëlqime të shumta.

 

I tillë është gjesti i një adoleshenteje nga SHBA por me rrënjë shqiptare që u ka ardhur në ndihmë 100 fëmijëve pogradecarë me familjet në nevojë duke bërë të pajisen me çanta shkolle në prag të vitit të ri arsimor.

 

‘Janë 100 çanta dhe pajisje shkollore që u shpërndanë në qytet dhe njësitë administrative për fëmijët që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike. Ky gjest kaq njerëzor u bë nga 16 vjeçarja Sarah Aliolli, e cila jeton në SHBA’ thuhet në njoftimin e shpërndarë nga faqja zyrtare e bashkisë Pogrsdec.

 

E cila ka postuar gjithashtu përshëndetjen e Sarah dhe arsyen se përse ajo vendosi të marrë këtë iniciativë për të ndihmuar vogëlushët e vegjël. Mesazhi që përcjell 16 vjeçarja shqiptaro-amerikane është po aq i ndjerë sa edhe misioni i saj human që e ka realizuar me dashamirës të tjerë në SHBA.

 

Sarah tregon se verën e kaluar ka vizituar Pogradecin ku ka origjinën gjyshja e saj. Ndërsa dy prindërit i ka nga fshatrat Burimas dhe Zëmblak i Korçës. Në këtë vizitë natyrisht i kanë lënë mbresa bukuritë dhe bujaria pogradecare por edhe familje në vështirësi ekonomike që i kanë dhënë nxitje se si mund ti ndihmojë sadopak. Ajo ka vendosur ti përgjigjet bujarisë me bujari.

 

‘Kultura shqiptare ka qenë një pjesë e jetës sime. Sa më të shkolluar të jemi, aq më shumë ndryshime pozitive jemi në gjendje të bëjmë’ ka thënë në mesazhin e saj Sarah Aliolli.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME