Gazetari shqiptar Sulejman Gashi nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta në Amerikë, atje ku dhe jetonte prej vitesh. Lajmi i trishtë ka pikëlluar miqtë dhe familjarët e Gashit.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë”, shkruan Drilon Gashi, djali i gazetarit të RTK.
Sulejman Gashi për katër vite ka qenë duke u trajtuar në ShBA nga një sëmundje e rëndë.
“Lamtumirè, bashkèvèndasi dhe miku im Sulejman Gashi. Ike shpejtè nga kjo botè e padrejtè. Ishe mik i sinqetë dhe gazetar komplet. Vdekjès i rezistove shumè, por ajo, nè fund, pèrherè, jetèn e mundè.
Megjithatè, nuk ka fuqi tè na marrè respektin dhe kujtimin pèr ty! Tek unè, do tè mbetèsh mik i pavdekshèm, pèrjetè, deri sa tè jam nè jetè. U phehsh në paqè mik i rrallë dhe e paç dheun e lehtè, kudo qè tè prehesh”, shkruan një mik i gazetarit Sulejman Gashi.