I la tërmeti në rrugë të madhe, Marin Mema bën të mirën e madhe: Shqiptarët kanë nevojë për ndihmë dhe jo për fjalë!

Kjo ishte shtëpia e familjes Korriku vetëm pak muaj më parë në fshatin Bubq të bashkisë Krujë.

 

Ajo ishte dëm tuar rën dë pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe familjarët qëndronin prej asaj kohe në një kontenier të thjeshtë.

 

Sot gjërat kanë ndryshuar, organizata “Rrënjë Shqiptare” me qendër në Shtetet e Bashkuara dhe gazetari Marin Mema pas shtëpive në Likesht e Shijakut e Tapizë të Krujës, kanë dorëzuar edhe këtë tjetër banesë të re për pesë anëtarët e familjes Korriku.

 

“Jemi shumë të kënaqur që kemi ardhur në proces deri tash, kjo është shtëpia e pestë dhe përfundimisht me një fjalë ne nuk jemi duke u ndalur me kaq, ky është veç fillimi”, shprehet Edi Hoxha nga “Rrënjë Shqiptare”.

 

“Sot po dorëzojmë një tjetër shtëpi, këtë herë në Bubq dhe nuk do të ndalemi. Siç kemi thënë edhe më herët, punës do t’i shkojmë deri në fund me përkushtim, vullnet dhe transparencë. Familjet që sot janë në çadra kanë nevojë për ndihmë dhe jo për fjalë”, tha Marin Mema.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME