NGA GJERGJ KOLA – Kjo është beteja jote profesor Vili, fitoje edhe atë…!

Gjate karrieres se tij mbi 60 vjeçare ne sportin e atletikes, Vildan Tufi ka fituar shume beteja. Ka mundur shume kundershtare dhe ka arritur shume suksese. Por tani i duhet te munde edhe nje tjeter, ndoshta me “te fortin” e jetes se tij, semundjen qe e ka pushtuar prej pak muajsh dhe te gjithe besojne se profesor Vili do ia dale edhe kesaj here.

Krejt papritur, njeriu qe me se shumti eshte marre vetem me sport dhe nuk ka abuzuar gjithe jeten e tij, e pa veten t’i nenshtrohet nje semundje. Nuk mund ta pranonte kete gje dhe prandaj vijoi stervitjen çdo dite ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” me sportistet e tij.
Megjithate kohet e fundit nuk ka mundur dot ta beje kete gje, por kurrsesi nuk mund te qendronte larg tyre. I ka udhezuar permes “Skype” atletet e tij dhe ato e kane nderuar duke dale kampione te Shqiperise.

E ka bere kete gje edhe pak dite me pare me atleten Erisa Rrasa ne Kampionatin Ballkanik te Stambollit dhe ajo i dhuroi medaljen e bronzte. Keto rezultate e kane lumturuar sadopak dhe ndonese nuk ka mundur te jete prane tyre ne gare, kane qene Erisa dhe Sara qe ia kane çuar medaljet ne shtepi.

Emocione pa fund dhe njekohesisht edhe lot. Ato jane rritur me profesor Vilin dhe nuk mund ta shohin veten larg tij. Megjithate i kane kerkuar atij te mos i lere ne balte dhe shpejt ta kene ne piste per t’i drejtuar ne stervitje.

Oborri i familjes Tufi asnje dite nuk ka qendruar bosh gjate kesaj periudhe. Jane te shumte ata qe e vizitojne profesor Vilin dhe i urojne sherim te shpejte. Sot paradite ka qene rradha e ne gazetareve per t’i bere nje vizite “Mjeshtrit te Madh”. Sebashku me koleget Gasper Marku dhe Kujtim Draçini keni kaluar treçerek ore te kendshme me kete personalitet te madh te sportit shkodran dhe atij shqiptar.

Dhe ne ato minuta kemi folur vetem per atletike e sport. Vildan Tufi eshte shprehur mirenjohes per te gjithe njerezit qe i ka qendruar prane gjate kesaj periudhe. I ka dhene me emra nje per nje te gjithe ish- sportistet e tij qe e kane vizituar apo i kane telefonuar. Ka falenderuar ish- studentet e tij te cilet nuk e kane lene asnjehere vetem.

Na lexoi mesazhin shume rrenqethes te mjeshtrit vlonjat Todi Driza qe i kerkon atij kurajo, e po ashtu edhe shume e shume te tjera. Te gjithe i kane kerkuar te njejten gje: Te behet i forte dhe ta fitoje edhe kete beteje. Ashtu siç ka fituar me qindra te tjera.

Trajneri qe ka nxjerre me dhjetra kampione e rekordmene, qe ka nxjerre tre “Mjeshtra te Medhenj”, eshte edhe vete i tille. Pak kohe me pare kur e kisha te ftuar ne “Sport Arena” premtoi se do te ishte ne Olimpiaden e ardhshme serish pjesmarres ne te, kete here me Erisa Rrasen dhe kjo do te ishte hera e trete. Si askush tjeter. Ia kerkova ta mbante kete premtim.

U ndame me kete kollos pas bisedes disaminutesh duke i kerkuar qe takimin e rradhes ta kemi ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” per te dhene aty intervisten e rradhes per sukseset e sportisteve te tij. Mbase vete ishte pak pesimist, por hapin e pare e ka hedhur.

Pasdite ka qene ne stadium dhe ka takuar te gjithe sportistet dhe koleget e tij. Ata e presin ta kene çdo dite te pranishem ne stervitje, per te vazhduar punen e lene ne mes. Kur permend atletiken, kuptohet qe shume gjera personifikohen me emrin e tij.

Kjo eshte beteja jote profesor Vili, duhet ta fitosh ate! Dhe jo vetem per Erisen, Saren dhe sportistet e tjera. Per te gjithe ne, sepse duam te te kemi gjate ne mesin tone. Duam te shijojme suksese te tjera tuat dhe te atleteve te tu! Kaq duhet ta besh per te gjithe ne, sepse je simboli i Shkodres! /Nga Gjergj KOLA/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME