Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ditën e sotme është trajtuar një rast i veçantë.
Bëhet fjalë për një grua nga Gjermania e cila është dashuruar me Blerimin, shqiptar nga Tetova, por janë hasur me probleme të shumta. Familja e Blerimit nuk e pranojnë Nensin sepse ai ka një grua në Shqipëri.
Blerimi është ndarë nga gruaja vitin e kaluar, por familjarët nuk e pranojnë këtë ndarje dhe vazhdojnë ta mbajnë ende në shtëpi.
Blerimi dhe Nensi jetojnë në Gjermani, por ish-gruaja nuk i lë rehat dhe i dërgon foto që Blerimi ka bërë me të në hotel. Gruaja nga Gjermania ka ardhur t’i kërkojë ndihmë zonjës Eni për t’i zgjidhur këtë problem, nëse do jetë e nevojshme do ndahet nga Blerimi, sepse ajo kërkon një jetë normale.
Nensi ka treguar gjithashtu se ish-gruaja e tij kërkon që ta marrin dhe të jetojë së bashku me ta në Gjermani, gjë që është shumë absurde.