“Më ndihmoni të jetoj!”, 48-vjeçarja e paralizuar apel për ndihmë mes sëmundjes e varfërisë

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat e familjes Deda pakësohen.

Marte Deda është 48 vjeçe dhe prej disa vitesh tashmë ajo është e detyruar të bashkëjetojë me një sëmundje të rëndë që e ka paralizuar.

“Jam e sëmurë jam vizituar gjithandej, ka dy vite që jam me mjekim të rregullt pa ndërprerë”, tha Marta.

Marta tregon se familja e saj përbehet nga 10 anëtarë ndërsa të gjithë janë të papunë dhe marrin vetëm një ndihmë ekonomike dhe kempin e saj i cili nuk mjafton as për ilaçe.

“Mjekimi që marr nuk gjendet në Shqipëri detyrohem ti marr jashtë shtetit, trajtohem me kemp 370 mijë lekë të vjetra, ato që marr nuk mjaftojnë, unë jam me sëmundje kronike dhe detyrohem të shkoj shpesh në spital”, tha ajo.

Të 10 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me mure të plasaritura dhe një çati të vjetër që në kohë me shi i gjithi hyn brenda.

“Shtëpinë e kam në gjendje shumë të keqe, ka lagështirë ra tërmeti, plasaritjet e para filluan që në shtator, ato u zmadhuan shumë me tërmetin e 26 nëntorit. nuk ka asnjë të më shohë në çfarë gjendje jetoj. Kur vjen vjeshta nuk ma bën zemra të jetoj në këtë shtëpi nga gjendja ime shëndetësore’, thotë ajo me lot në sy.

Mbesa e saj tregon se Marta nuk mund të lëvizë e vetme ndërsa apelon për ndihmë.

“Ajo është aq sëmurë s del fare nuk lëviz, vetëm çfarë pret ndonjë shërbim prej meje apo dikujt tjetër”, tha mbesa.

Mjekimi i Martës kushton dhe në këto kushte familja nuk mund të përballojë as blerjen e ilaçeve dhe nevojave për shërbime mjekësoreMarta bën apel për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë të jetojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME