Ekipi i peshkatarëve kanë kapur një peshkaqen monstër. I njohur si një nga grabitqarët më të rrezikshëm, që mund të sulmojë dhe njerzit dhe i quajtur “Mbretëresha e Oqeanit”.
Gjatësia e tij shkon rreth 5metra dhe pesha diku tek 1.5 ton. Peshkaqeni është kapur në brigjet lindore të Kanadasë. Ekspedita e udhëhequr nga Chris Fischer, i cili tha se është peshkaqeni më i madh që ka etiketuar ndonjëherë.
Fischer më tej shtoi se peshkaqeni ishte “plak” dhe kishte një jetë “të pasur” që daton prej shumë vitesh. Plagët e peshkaqenit femër dhe ç’ngjyrosjet në lëkurë tregonin një histori te thellë të jetës së saj.