Revista ‘Business Magazine’, ka një listë me 12 të rinj shqiptarë që kanë prekur suksesin përpara të 20-ve në shkencë, teknologji apo biznes.
Në listën e revistës është edhe 22 vjeçari Xhon Norra, vetëm me një laptop ai ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online kur ishte vetëm 13 vjeç.
Agjencia e Xhonit ndihmon biznese jashtë vendit me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. I tërhequr pas teknologjisë Xhoni nisi punë që i siguronte të ardhura që në moshën 13 vjeçare.
Në studion e emisionit “Rrugëtim me Anilën” Xhoni rrëfeu gjithë historinë e tij sesi arriti majat e suksesit duke përfaqësuar klientë të rëndësishëm në reklamat që shfaqen në rrjetet sociale, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I riu thotë se punon vetëm 2 orë në ditë, ndërsa 5 orë të tjera mëson të rejat e fundit që i duhen në punën që bën së bashku me ekipin që ka krijuar. Xhoni tha se zyrën do ta shtrije edhe jashtë Shqipërisë pasi suksesi i arritur është i madh
“Kur isha 13 vjeç isha fëmijë shumë kurioz, pashë se çfarë mund të arrija me FB në 2012, kur isha 13 vjeç kuptova si funksiononin gjërat. Gjithmonë i thoja vëllait tim që dua ta mësoj ta kuptoj këtë, unë e nisa me YouTube duke mësuar, nisa një komunitet të vogël dhe 50.000 është komuniteti im sot.
E nisa me tregun shqiptar pastaj pata interes për tregun amerikan, shikoj që për aq kohë sa je në internet ti do kesh shumë ndjekës dhe audiencë të madhe. Kur isha i vogël për mes tutorials në YouTube atje po mësoja, po ndërtoja audiencë ishte një faqe për qejf por bizneset po reklamonin tek faqja ime.