Dhëndri kujtohet pas 1 muaji se nusja nuk ishte e vi*gjër, flet pastori: Ndershmëria nuk përcaktohet …

Në vëmendje u rikthye sot ngjarja ku një dhëndër, pas një muaji martese është kujtuar se nusja e tij nuk ishte e virgjër. Teksa duhej që të ishin në muajin e mjaltit, dhëndri telefonon vjehrrën dhe i thotë: “Hajde merre vajzën, nuk ishte e virg jër!”.

Ngjarja është zbardhur nga komisariati nr.5, daja e nuset kërc ënon dhëndri: “Do e mbash me zor”. Ndërsa nga ana tjetër e ëma e vajzës është shprehur: “Po na turpërojnë, ime bijë tani nuk është e virgjër, nuk e merr më njeri!”.

I ftuar në emision ishte pastori i njohur, Akil Pano, i cili u shpreh se kjo është një nga problematikat e shoqërisë sonë, e cila vijon që të quhet tabu.

“Sek sualiteti është më shumë se sa humbja apo jo e vi rgjërisë. Ruajtja e virgjërisë apo mos ruajtja e saj, është e drejta e individit. Është një e drejtë që duhet të kuptohet sa më e plotë.

Ndershmëria nuk përcaktohet nëse je apo jo i vi rgjër. Të dy këta individë duhet të kishin folur para se të martoheshin. Dy individë të cilët marrin përsipër që të lidhin jetën e tyre bashkë, minimumi duhet që të tregohen të ndershëm e të thonë nëse ke kryer më parë apo jo marrëdhënie”, tha pastori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME