Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zhduken e 2 milion eurove nga thesari i shtetit.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen është ndaluar një person dhe është bllokuar një llogari bankare, nga e cila gjysma e parave të zhdukura është transferuar jashtë territorit të Kosovës.
Policia bën me dije se personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në këtë operacion dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës përmes të cilit transferuan 2.077.995.90 euro jashtë vendit.
Njoftimi i plotë
Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.
Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.