Një lajm i hidhur ka ardhur nga ekipi i Manchester City-t.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17- vjeçare ish-lojtari i të rinjve, Zheremi Uisten. Pjesë e të rinjve të City që nga 2010, Uisten shihej si një mbrojtës me të ardhme të madhe, por kjo është ndërprerë ditën e diel, kur ai ka ndërruar jetë.
Shkaqet e vde kjes nuk bëhen të ditura, por të gjithë pjesëtarët e klubit janë prekur nga ndarja nga jeta e mbrojtësit 17-vjeçar.
“Familja Manchester City e ka mësuar me trishtim lajmin për vde kjen e ish-lojtarit të akademisë, Zheremi Uisteb. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Jemi me ju në këtë kohë të vështirë për ju”, thuhet në njoftim.