Shembull i mirë, tri motra shqiptare që jetojnë në Amerikë, ndihmojnë shqiptarët kudo në botë

Adela, Armanda dhe Romina Prendushi janë shembull për të gjithë. Tri motrat me banin të përhershëm në Amerikë kanë formuar një organizatë bamirësie. “Mission You” quhet organizata që ka për qëllimin lehtësimin e varfërisë në botë.

Tri shqiptaret e suksesshme në SHBA ka kohë që kanë nisur me aksione bamirësie. Gjithçka nisi me ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë në Veri të Shqipërisë, për të vazhduar më pas me disa aksione të tjera humane. Adela, Armanda e Romina kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë edhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Disa familje shqiptare janë ndihmuar me pagesën e qerave në kohën e pandemisë, si dhe në forma të tjera.

“Jemi vetëm tri femra, por me vullnet të madh për të bërë mirë. Edhe pse jemi larg, ne mendjen dhe zemrën e kemi në Shqipëri. Fokusi jonë është që të rrisim fondet tona, për të ndihmuar sa më shumë nevojtarët.

Shpresojmë të kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me donatorët që fuqia jonë humanitare të rritet edhe më shumë” thuhet në një përgjigje të tri motrave, themeluese të organizatës “Mission You”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME