Mjeku i familjes “heq përparësen” pas vizitës, pacientët i çon tek klinika private për…

as këtij transmetimi, në redaksinë e emisionit investigativ erdhën denoncime për mjekun e familjes Sinan Manjani, i cili punon në Qendrën Shëndetësore nr. 10.

 

Qytetarja: Përshëndetje, “Stop-i”! Desha të bëj një ankesë për doktor Sinan Manjani, i cili punon si mjek familjeje tek Poliklinika nr. 10, në Tiranë. I merr pacientët e tij nga Poliklinika dhe i çon prej dore tek laboratori, që ndodhet përballë Poliklinikës nr 10. I detyron të bëjnë analizat aty. I pret deri sa marrin gjakun, të bëjnë edhe pagesën, pastaj i përcjell. Kjo punë bëhet çdo ditë, gjatë orarit të punës!

 

Që ta kuptojmë, një banor i lagje 10 vjen për të bërë analiza tek poliklinika nr 10, doktori në fjalë e orienton tek kjo klinika private?

 

Qytetarja: Analizat, që mund të bëhen edhe tek klinika brenda. I thotë, që shko bëji atje, se t’i bëjnë mirë, se t’i bëjnë më shpejt dhe nuk e di, se çfarë justifikimi i nxjerr. Ka 3 mijë banorë, për shembull, që është përgjegjës. Ato banorë që ka ai, që është mjeku i familjes, i detyron, që t’i bëjë atje analizat, ndërkohë që ka dhe vende të tjera normalisht! Në shtet i bën ato analiza: gliceminë, yndyrnat, analizat e veshkave, analiza e mëlçisë, analiza e gjakut komplet, analiza urine. Këto, analizat e përgjithshme, zakonisht!

 

Ai i viziton pacientët në punën e shtetit dhe i drejton për analiza në klinikën e tij private “Neo Lab”. Në këtë mënyrë pacientët në vend që t’i bëjnë analizat falas, paguajnë 36 mijë lekë të vjetra në laboratorin e mjekut Sinan Manjani.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME