Adela u nda nga jeta 3 vite më parë/ Miqtë zbulojnë sekretin e saj: U jepte shumë të varfërve, ishte njeri me shpirt të madh

Zbulohet një tjetër anë, jo shumë e mediatizuar e gazetares së ndjerë Adelajda Xhamani. Adela ishte shumë e dhënë pas bamirësisë dhe ndihmonte gjithmonë mesa kishte mundësi njerëzit në nevojë.

 

Ky fakt u zbulua  gjatë emisionit “Njerëz në fokus”, ku ishte i ftuar miku më i ngushtë i Adelës, Eraldo Rexho.

 

Teksa paneli i të ftuarve po apelonte në fund të emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë, drejtuesja e emisionit Ola Bruko zbuloi anën bamirëse të Adelës.

 

“Unë kam marrë disa mësimë nga ajo, e do t’i vë në zbatim në vijim…”, tha Eraldo me zë që i dridhej nga emocioni.

 

Rexho shtoi: “Pa u bërë patetik do të them një shprehje të Nënë Terëzës: ‘Nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME