Një nga gratë që dha mesazhin më të fortë në takimin ndërgjegjësues “Arti Vesh Mantelin Rozë” ishte edhe Lindita Haxhija. Ajo është drejtore e Shërbimit Parësor në Operatorin Shëndetësor Shkodër e cila tetë vite më parë u diagnostikua me kancerin e gjirit. Në fjalën e saj, e rrëmbyer nga emocionet Haxhija kërkon nga femrat të mos neglizhojnë rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.
Më tej, Haxhija tregon se grave të cilat vuajnë nga kanceri I gjirit nuk duhet t’I mungojë asnjëherë mbështetja e familjes, si e vetmja formë ku gjejnë forcën për të luftuar me sëmundjen e keqe.
Rëndësinë e depistimit, Haxhija e krahason me vlerën e jetës.
Tetë vite me parë, drejtorja Lindita Haxhija u përball me kancerin e gjirit. Ajo tregon se sekreti I vetëm për luftimin e kësaj sëmundje është zbulimi në kohë e siç ajo shprehet, 12 minuta të mamografisë mund të shpëtojnë jetën.