PSV i nisi ndeshjet e fazës së grupeve në Europa League me një humbje 1-2 në shtëpi përballë spanjollëve të Granada, teksa sonte po luan në Qipro kundër Omonias vendase.
Takimi është zhbllokuar pas gjysmë ore lojë falë një eurogoli të kapitenit Jordi Gomez, i cili i dhuroi avantazhin Omonias. Mesfushori spanjoll lëshoi një goditje nga rreth 60 metra, që zuri në befasi portierin zviceran të PSV-së.
Gjithsesi, skuadra holandeze ia doli të rikthejë baraspeshën pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit Donyell Malen.