Bëhet me dije se dhjetëra efektivë të EULEX kanë rrethuar mëngjesin e sotëm, në orën 06.00, shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Nuk dihen ende arsyet e zbarkimit të njësiteve policore të EULEX në shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë. Vetë ish-kryeparlamentari nuk ka folur për mediat e Kosovës, as nga EULEX nuk janë dhënë detaje e as nga vetetranët e UÇK-së. Dyshimet janë se Krasniqi mund të arrestohet, raportojnë mediat kosovare.
Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ka mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i saj. Poste të larta Krasniqi ka mbajtur edhe pas luftës, si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe ministër.
Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokra