Udhëtim/ Santo Stefano; Fshati i mrekullueshëm italian që ju paguan të jetoni aty (Fotot)

Kjo nuk është më një histori e re: Një fshat me pamje të mrekullueshme majë një kodre në Itali, që kërkon gjak të ri prej plakjes së popullatës.

Normalisht hapi i parë do të ishte shitja e shtëpive të pabanuara për €1. Shumë fshatra në Itali u kanë shitur shtëpitë e tyre të huajve për qindarka, me marrëveshjen e zakonshme të rinovimit të shtëpisë brenda një periudhe të caktuar kohore.

Disa oferta të tjera kanë qenë më të guximshme, si ajo e Candela në Puglia, e cila i ofronte në 2017 banorëve të rinj 2000 euro në dorë nëse vendoseshin aty.

Ja që tashmë vjen dhe një ofertë më e mirë se ajo, teksa Santo Stefano në Sessanio, një fshat mesjetar i rrethuar me mure në Abruzzo, ofron të paguajë njerëzit që vendosen aty dhe nisin një biznes. Autoritetet atje madje i ndihmojnë ata me një vend për të jetuar me qira minimale.

“Ne nuk po shesim asgjë — kjo nuk është një ofertë biznesi. Duam vetëm të sigurohemi që fshati të vazhdojë të jetojë,” thotë kryebashkiaku Fabio Santaviça.

Hilja është se duhet të jesh rezident në Itali (ose të kesh mundësi për t’u bërë i tillë) si dhe duhet të jesh 40 vjeç ose më i ri.
Santo Stefano njihet më shumë për Sextantio, ose ‘albergo diffuso’, hoteli luksoz me dhomat e shpërndara në shtëpitë individuale të fshatarëve.

Idea e Hotelit të Shpërndarë ka lindur në vitet 1970 nga mjeshtri i marketingut Giancarlo dall’Ara për ringjalljen e fshatrave italiane.
Fshati është i vendosur 1,250 metra mbi nivelin e detit në malet Gran Sasso e Monti të parkut kombëtar të Laga.

Vendi ka vetëm 115 rezidentë, gjysma e të cilëve janë pensionistë.

Bashkia e fshatit thotë se do t’i paguajë rezidentëve të rinj një pension mujor për tre vjet, deri në një maksimum prej €8,000 në vit, si dhe një kontribut prej €20,000 për të nisur një biznes aty.

Rreth 1,500 njerëz kanë aplikuar që prej nisjes së skemës më 15 tetor, pro fshati kërkon që të ruajë një numër minimal prej rreth 10 njerëzish ose pesë çiftesh.

Skema është e vlefshme për një numër biznesesh të identifikuara si aktivitete me rëndësi nga bashkia e fshatit: Guida turistike, staf i zyrës së informacionit, pastrues punëtorë mirëmbajtjeje, pronarë farmacie, ose ata që punojnë me shitjen e ushqimit të zonës.

Aplikuesit duhet të jenë nga 18 deri në 40 vjeç dhe jo rezidentë të Santo Stefano. Ata mund të jenë rezidentë të Italisë apo të BE dhe nëse janë nga Italia, duhet të vinë nga një zonë me më shumë se 2000 banorë, në mënyrë të mos luftojnë rënien e popullatës duke marrë qytetarë nga komunitete të tjera të vogla”.

Qyteti më i afërt me të është L’Aquila, kryeqyteti Roma është dy orë larg, ndërsa brenmgdeti i Adriatikut është 90 minuta larg. Aeroporti më i afërt është në Pescara, gjithashtu 90 minuta larg.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME