Fetije, një vajzë 23-vjeçare është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku rrëfeu historinë e saj të jetës pasi u martua me mblesëri.
Ajo tregon se gjatë kohës që ka qenë e martuar me të, familjarët ia kujtonin bukën dhe ujin që pinte në atë shtëpi dhe për shkak të kësaj, ajo vendosi që të mos merrtë më bukë në shkollë, duke u sëmurur dhe duke kaluar në anoreksi.
Fetije: Unë në Durrës shkoja dhe vija, pra e bëja vajtje-ardhje, ndërroja 4 autobuza për të ikur dhe 4 për të ardhur dhe duhet të punoja pas shkolle. Nga shumë strese që kisha në shtëpi, mua më binte të fiktë në shkollë. Në shtëpinë time, të bashkëshortit tim më përmendej buka që haja dhe uji që pija. Unë si njeri i ndjeshëm vrisja mendjen shumë dhe nuk fillova të marr më bukë.
Për dy vite që kam qëndruar aty bashkëshorti im më ka financuar shkollën, më pas këto herët që mua më binte të fiktë më janë gjetur pranë shumë persona rastësorë sepse nuk i thoja mamit, nuk doja ta mërzisja, por unë po vuaja shumë. Një ditë roja e shkollës, ishte femër më thotë çfarë ke ti që të bie të fikte kaq shpesh, nuk shkon mirë me familjen e burrit?
Nuk më ka lënë të dal nga klasa derisa unë t’i rrëfehesha asaj. Unë asaj zonjë i jam shumë mirënjohëse sot, pas më bëri që unë të rrëfehem, të çlirohem nga ajo që po më mbyste, po më merrte frymën. Merr mamin tim në telefon dhe i thotë që vajza jote ka rënë në depresion, a e di se çfarë po përjeton vajza jote?
Mami ka ardhur me vrap më ka marrë në Durrës. Unë kam shkuar dhe shumë herë për të bërë qetsuesa dhe shumë herë sorume, sepse nuk haja, u bëra anoreksike.
Ardit Gjebrea: Më trego për shkollën, i mbarove studimet?
Fetije: Po i mbarova studimet.
Ardit Gjebrea: Mami e di që t’i e ke dhënë provimin e Bachelorit?
Fetije: Jo, mami e di që jam duke studiuar sepse e diel sot dhe e kam ditën e nesërme, por ndërkohë që unë e kam bërë provimin. Përgjigjen dhe dëshminë nuk e kam marrë akoma sepse do pak kohë. /tvklan.al