45-vjeçari shpërthen në lot, mëson se ka 3 motra nga babi dhe 5 vëllezër dhe motra nga nëna

Sot rubrika “Ka një mesazh për ty” ka qenë e mbushur plot me emocione dhe surpriza.

Në studio ka qenë Fatmiri dhe Lindita burrë e grua të cilët rrëfyen se Fatimir është një fëmijë i birësuar dhe se nuk ka arritur të gjejë kurrë prindërit biologjikë. Me ndihmën e stafit të emisionit E Diela Shqiptare, Fatmiri ka zbuluar se ka 3 motra nga babai dhe 5 motra e vëllezër nga nëna.

Një nga motrat e tij biologjike e ka njohur të vëllain përmes kamerave ku është shprehur shumë e lumtur dhe e kënaqur që më në fund u bë me një vëlla të cilin e ëndërronte që kur ishte fëmijë, ajo ka treguar se babai i tyre ka ndërruar jetë para dy viteve,. Por nuk ka mbaruar me kaq, Arditi e ka suprizuar Fatmirin duke i treguar se ka gjetur të ëmën dhe se ka 3 vëllezër nga e ëma dhe dy motra.

Ardit Gjebrea: Ne kemi vijuar edhe më tej, ne të kemi gjetur dhe nënën dhe do shkoj nesër ta takoj në Baldushk sepse jeton aty dhe ti nuk ke vetëm 3 motra, por ke dhe 3 vëllezër të tjerë dhe 2 motra të tjera nga nëna jote. Fatmir unë kam takuar vëllain tënd të madh dhe ai e ka emrin Fatmir dhe ishte super çun,

ai më mundësoi intervistën me nënën tënde sepse e kishte të pamundur të vinte në studio dhe unë i thashë, nuk vjen nëna por do vij unë tek nëna jote edhe kur gazetari ynë kur shkoi të takonte nënën dhe i tha që do vijë Arditi,

i bëri një pyete, i tha për çfarë do vijë, ai i tha për “Ka një mesazh për ty” dhe nëna e zemrës që ndjen çdo gjë e pyeti, po Arditi do vijë vetëm? Ndoshta të pret ty dhe nesër dua të të marr me vete, por unë do hyj i pari për të kuptuar nëse ajo dëshiron të të takojë apo jo. Je gati të vish me mua?

“Po”, u shpreh Fatmiri i cili shpërtheu në lot nga emocionet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME