Shkon tek “gabi”, gruaja habitet nga ajo që gjen në xhaketën e perdorur

Ishte e fiksuar pas rrobave në tregun e vjetërsirave dhe shkonte pothuaj çdo ditë. Ky ves, në këto vite është shoqëruar edhe kosto financiare, e madje ishte kthyer në konflikt për shtëpinë.

Por E.B me banim në Elbasan i ka rënë “llotaria rome” këto ditë. Si përherë, edhe këtë radhë ajo nuk po kthehej duar bosh. Kishte blerë një xhaketë firmato për ta përdorur në dimër.

Madje kishte zhvilluar edhe një debat me romen se nuk po ia ulte pak çmimin edhe pse ishte kliente e përhershme e saj.

Gruaja që shiste i thotë:

Po vjen dimri dhe xhaketat më ecin. Plus e ke firmato e mos i bëj naze, se të rri në trup edhe mirë”.

E inatosur pak me çmin E.B. është kthyer në shtëpi. Ka vendosur që ta lajë, por i ka kontrolluar instiktivisht xhepat para se ta fusë në lavatriçe. S’u ka besuar syve.

Në njërin xhep ka gjetur një unazë. Po. Një unazë të vërtetë dashurie. Argjend i bardhë me një gurë në kurorë, punuar bukur, ndoshta me porosi.

Gruaja nuk u ka besuar syve. Madje, fillimisht nuk ka qenë e sigurt për thesarin që ka gjetur. Ka kujtuar se ishte një nga ato unazat e zakonshme rome, që imitojnë gjëra të shtrenjta.

Ndaj ka nxituar shpejt tek argjendari. Atje ka mësuar se zotëronte një unazë me gur Swarovski. Një unazë që kushtonte të paktën 500-600 mijë lekë të vjetra. Pastaj e gëzuar është kthyer dhe ka festuar në familje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME