Vëlla e motër nuk e dinin për ekzistencën e njëri-tjetrit, mësojnë historinë e dhimbshme

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Lindita e cila i ka bërë një surprizë burrit të saj i cili ka qenë i birësuar.

Ajo e ka ftuar në studio dhe me ndihmën e emisionit, i ka gjetur motrat nga babai. Njera prej tyre që jeton në Volo të Greqisë ka folur me Skype në emision dhe ka treguar historinë e dhimbshme që ajo e kishte mësuar vetëm në vititn 2018 që kishte një vëlla tjetër.

Ardit Gjebrea: Në cilin moment ti more vesh që babai kishte dhe një fëmijë tjetër dhe më trego për ndjesitë që pate.

Ernolda: Në Prill të vitit 2018 unë mora vesh që babi është sëmurë dhe gjendja e tij po përkeqësohej. Nga Gushti kur erdha në Shqipëri për ta parë, një kushëri nga ana e babit më tha që do e marrë me vete në Plagaricë që të shohë njerëzit e tij dhe ka një merak tjetër.

E pyeta çfarë meraku ka dhe aty më tregoi që ka patur një martesë nga e cila kishte dhe një fëmijë. Pastaj në 1 Shtator të viti 2018 babi u nda nga jeta dhe kështu nuk e pyeta dot.

Nuk e bëra dot një bisedë me të sepse respektova gjendjen e rëndë që ishte në ato momente, respektova që gjithë ato vite nuk kishte guximin, ndoshta nuk kishte dëshirën për të na i treguar dhe vënë në dijeni për djalin e tij. E njëjta gjë dhe për mamin, nuk e pyeta sepse nuk e dija si do reagonte për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Pra ti e ke vëlla vetëm nga babai, jo nga mamaja.

Ernolda: Po vetëm nga babai.

Ardit Gjebrea: Kur e rimorët përsëri këtë temë në familjen tuaj?

Ernolda: Pasi kaloi një vit nga humbja e babit dhe mamit i duhej të bënte disa veprime bankare dhe banka na drejtoi në një notere. Na veprimet e mësipërme, aty ne mësuam që në mënyrë ligjore që ekziston një vëlla dhe që është pjesëtar i familjes.

Ardit Gjebrea: Pra babai e kishte futur vëllain në trungun familjar?

Ernolda: Të them të vërtetën nuk kam shumë të dhëna për këtë temë. Ai ishte një fëmijë nga një martesë, apo jashtë martese, nuk di diçka.

Ardit Gjebrea: Por fakti që ekzistonte ky djalë, do të thotë që babai nuk e kishte fshehur ligjërisht.

Ernolda: Besoj se po dhe noterja na drejtoi në gjendjen civile në Elbasan për të marrë një çertifikatë. Aty na drejtuan në Tiranë dhe na e dhanë një çertifikate ku emri ishte Fatmir Shahini, babai Reshit dhe nëna Hava, datëlindja është 15 Qershor 1975.

Ardit Gjebrea: Ju e kërkuat këtë vëlla?

Ernolda: Pasi e morëm vesh, po bëra përpjekje për ta kërkuar, por ishte e pamundur. Nuk na jepnin asnjë të dhënë si në Elbasan dhe në Tiranë na thoshin që nuk dimë gjë. U mundova të mësoja më shumë nga kushërinjtë e babit, por një diçka të re që mësova ishte që e kishin lënë që të vogël në shtëpinë e fëmijës. Nuk i di arsyet pse ka ndodhur.

Ardit Gjebrea: Si u ndjetë ju si motra kur e morët vesh që keni një vëlla?

Ernolda: U gëzova jashtë mase, babi ishte një natyrë e ftohtë, nuk fliste, nuk kishte shumë lidhje me neve. Sidomos në moshën e adoleshencës më mungonte kjo lidhje me babain dhe në këtë moshë ëndërroja të kisha një vëlla që më ka munguar gjithë këto vite. Që e vogël dëshiroja të kisha një vëlla. Nuk e imagjinoj dot gëzimin që kam. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME