Nëna-djalit: Nuk po më lë të jetoj or bir, më ke futur në bagazh të makinës…

Në seancën e ndërmjetësit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka ardhur një nënë e cila ka humbur vajzën e saj në moshë 30 vjeçare.

Ajo vjen nga fshati Shëngjin i Shëngjergjit dhe dëshira e saj më e madhe është të jetojë në Tiranë. Në vitin 2002 ajo dhe familja e vetë ndërtuan një shtëpi në Tiranë.

Trëndafilja mban kujtime të dhimbshme nga fshati dhe nuk dëshiron të kthehet më kurrë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i kanë kërkuar që të kthehet në fshat. Ata e kanë lëshuar shtëpinë me qira dhe Trëndafilja nuk ka ku të jetojë.

Është detyruar të marrë një shtëpi me qira, ku nuk ka mundësi as ta paguaj. Një arsye e fortë që e bën të qëndrojë në Tiranë është edhe fakti që vajza e saj është varrosur aty.

Në një lidhje telefonike me Eni Çobanin, djali i saj është shprehur se ajo e ka vendin në fshat dhe nuk e lejon të rrijë në Tiranë dhe nuk i jep asnjë dhomë të shtëpisë për të qëndruar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME