Një stuhi e fuqishme ka nxjerr në rërën e një plazhi në Kamchatka të Rusisë, një balenë 19 metra të gjatë.
Për fat të keq, kjo krijesë ka ngordhur, kurse kalimtarët e rastit, kanë kaluar pranë saj sikur të mos ishte fare aty.
Duket se balena nuk ka pasur kurrfarë gjasash për shpëtim, pasi që rrymat e fuqishme e kanë tërhequr, kurse dallgët e kanë nxjerrë nga uji.
Në videon e publikuar më poshtë shihet se ka pësuar edhe plagë në kokë, sigurisht nga anija që ishte në afërsi të saj.