E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish trajneri i njohur

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ai ka qenë peshëngritës dhe trajner i ekipit te Partizanit dhe ekipit Kombëtar që nga vitet 1960.

Në vijim, ai ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004,deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Haki Agalliu është emër i respektuar i peshëngritjes shqiptare ne disa dekada dhe për këtë kontribut, Ademi e propozoi emrin e tij për dekorimin nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EËF), propozim që u miratua në vitin 2008.

Me ndarjen e tij nga jeta, shtanga shqiptare humb një tjetër peshë të rëndë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME