Qytetarja Blerina Basha ankohet në emisionin Fiks Fare se djali i saj vetëm 1 vjeç i është d hu nuar në çerdhe nga edukatoret.
Ajo rrëfen me dhimbje se i biri në fillim i erdhi në shtëpi i nxirë në faqe, shenja pi ckimi dhe më vonë i nx irë në krahë.
Pavarësisht se ky kopësht nuk kishte një emër indentifikues, Blerina tregon se fëmijën e saj e dërgonte aty, pasi edhe prindër të tjerë u kishin besuar fëmijët e tyre të njëjtit institucion.
Qytetarja e pajisur me kamer të fshehtë shkon tek çerdhja ku dërgonte djalin. Prindi ballafaqohet me edukatoren e cila duhet të përkujdesej për fëmijët e jo t’i dh un onte ata.
Edukatorja njëkohësisht edhe pronarja, edhe pse në faj i flet keq duke i thënë “nuk e va rëm fëmijën tënd , ky fëmijë nxihet sa e prek sepse është shumë i bardhë”. Por ajo shkon edhe më tej me gjuhën e përdorur duke i thënë të ëmës së 1 vjeçarit se nuk është bërë nami për disa të nx ira që ka fëmija në trup.
Gazetarët e Fiks Fare shkojnë në këtë kopësht dhe takojnë pronaren që njëkohësisht punonte edhe si edukatore. Znj Farije pranon se nuk ka licencë si për çerdhe ashtu edhe për kopësht. Po ashtu ajo ka thënë se fëmija e ka lekurën shumë të bardhë se i nxihet vetë sa e prek.