Besmiri dhe Andueli janë dy vëllezër që kanë marrë mundimin të vijnë tek “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për motrën e tyre që e kanë pikë të dobët.
Ajo është në proces divorci dhe djemtë kanë ardhur t’i ofrojnë mbështetjen e tyre publikisht dhe t’i kërkojnë që të vijë të jetojë në Tiranë së bashku me ta.
Në fund të emisionit Ardit Gjebrea i kërkon vëllezërve të përqafojnë motrën dhe pasi e përqafojnë,
Danjela u shpreh se mund të kalojnë shumë kohë së bashku, por nuk përqafohen shpesh. Besmiri tregoi se në familjen e tyre nuk shkëmbejnë shumë puthje, kjo ndodh vetëm në raste të veçanta.
Danjela: Ne Ardit kalojmë shumë kohë bashkë, por kishte kohë që nuk ishim përqafuar.
Besmiri: Ne në familjen tonë duhemi shumë, por nuk japim shumë puthje.Puthjet i japim vetëm në raste shumë të veçanta ose diçka e re që ndodh në jetën tonë. Mbaj mend që e kam puthur gjithmonë në ballë, do e puth dhe sot në ballë.
Mbaj mend që kur vinte nga Shkodra, se ka ikur herët nga shtëpia, ishte në klasën e pestë dhe kur ktheheshe në shtëpi unë e puthja në ballë.
Mbaj mend që kur u ktheva nga Italia e kam puthur në ballë, edhe kur u bë nënë e kam puthur në ballë dhe sot më vjen për ta puthur në ballë. /tvklan.al