Agroni ka ardhur sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, për të shprehur dhimbjen dhe vuajtjen e madhe që ndjen si prind.
Ai e ka vajzën e tij Romina 22 vjeç me leucemi akute dhe për shkak të mjekimeve të shumta dhe të shtrenjta, ai ka marrë lekë borxh dhe kërkon ndihmë nga shqiptarët dhe organizatat që t’ja sigurojnë mjekimin vajzës së tij.
Agroni: Kam marrë shumë borxhe dhe kredi.
Mirela Milori: Ti po ia del dhe po thua që një seancë e kam blerë.
Agroni: E kam blerë, por e kam blerë me borxhe.
Mirela Milori: Nëse do duhen seanca të tjera?
Agroni: Nuk kam. Unë për këtë erdha që shqiptarët apo ndonjë organizatë të më ndihmojë sepse jam në pikë të hallit. Fatin e vajzës sime të mos e ketë askush. Nuk ia urroj askujt në botë sepse po e vuaj me shpirt por edhe financiarisht. Më kanë ndihmuar, miq, shokë, të afërt, por dhe ndihma ka një kufi.
Mirela Milori: Ai mjekimi që është me ribursim në spital është efikas?
Agroni: Nuk i duhej ai mjekim, i duheshe Methotrexate Pfiezer. Nëse do ia bënin atë mjekim, nuk do ishte aq efikase. Nëse nuk do e merrte Methotrexate Pfiezer, Romina mund të ngelte e verbër. Pa këtë medikament, Romina do ngelte e verbër për tërë jetën. Falenderoj Zotin që ia sigurova.
Mirela Milori: Si po e përballon Romina vetë?
Agroni: Romina nuk e di fare se çfarë ka, Romina di që e ka anemi, ndoshta ka qenë gabim, por nuk e kemi marrë asnjëherë kurajon. Romina është shumë inteligjente dhe besoj se ka kuptuar gjithçka.
Mirela Milori: Po bashkëshorti i saj?
Agroni: Ka një bashkëshort shumë të mrekullueshëm, i qëndron shumë pranë, i bën shumë hyzmet, gatimin dhe i jep një dashuri shumë të madhe. I thotë ti je më e bukura, do ia dalësh etj. Ai e do shumë dhe është një forcë shumë e madhe për Rominën. /tvklan.al