“Kunata është ndarë dhe martuar shumë herë, ndërhyn në jetën time dhe të burrit”

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Gentjani dhe Esmerilda të cilët kanë një problem shumë madhor.

Ata jetojnë me prindërit dhe kunatën, marrëdhëniet mes njëri-tjetrit nuk i kanë aspak të mira. Vjehrri i Esmerildës është i alkoolizuar dhe mjaft i dhunshëm, duke ia bërë jetën më të vështirë, ndërsa kunata i ndërhyn për çdo gjë.

Mirela Milori: Si është raporti me kunatën, ajo pretendon për shtëpinë, tani keni dhe një problem tjetër në shtëpi.

Esmerilda: Po, ajo ka marrë një shtëpi me qira atje në fshat, por e paguan kot qiranë sepse rri tek shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës. Është martuar me kushëririn tim. Është martuar shumë herë dhe është ndarë. Thoshte që nuk ma duan djalin. Unë ja kam rritur djalin e madh nga martesa e parë. 1 vit e gjysmë ia la i shoqi. E kam mbajtur me detyra, me të ndërruar, me të shpëlarë, e kam mbajtur si djalin tim.

Ishte i sëmurë, kam marrë rekomandim për fëmijën tim që e çova në spital sepse nuk dihej ku i kishte kartelat. Më shumë ia kemi plotësuar kushtet atij sesa fëmijës tim. Ai na do shumë neve, më shumë rri tek ne. Pavarësisht këtyre gjërave që kanë ndodhur, nëse më shikon në rrugë ai më hidhet në krahë.

Esmerilda shprehet se kunata e saj është një nga shkaqet kryesor të zënkave në shtëpi, ajo është martuar dhe ndarë disa herë dhe ktheheshe tek shtëpia e prindërve. Ajo sillej keq me të dhe i ndërhynte në çift për çdo gjë. Madje vjehrri ia ka dhënë tokat asaj dhe jo djalit për t’i punuar dhe për të nxjerrë të ardhura./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME