Çmimi i gjelit të detit ka pësuar uljen më të madhe nga çdo vit më parë, duke variuar në vlerën nga 500 në 700 lekë të reja.
Sipas tregtarëve në qytetin e Elbasanit, çmimi është i përballueshëm në krahasim me mundin në rritjen e tyre, por sërish qytetarët nuk kanë ekonomi të favorshme për ta blerë një të tillë për natën e ndërrimit të viteve.
Tregtarët thonë se nuk ia ka vlejtur mundi, sepse nuk kanë arritur të shesin as një pjesë të tyre, teksa kanë humbur shpresat se një situatë e tillë mund të ndryshojë për shkak se qytetarët janë të varfër.