Politikani shqiptar dhuron 5 mijë euro për 19-vjecaren e sëmurë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, do të dhurojë 5000 euro nga buxheti personal për shërimin e Nazlije Sherifit e cila vuan nga skle roza glo merulare fokale, sëmundje kjo që ia ka dëmtuar veshkat.

Bahtiri ka thënë se për këtë rast është informuar nga mediat në edicionin qendror të lajmeve sonte pati kronikë rreth sëmundjes së vajzës ku ka raportuar po ashtu se Valmir Aliçkaj ka shprehur dëshirë që vullnetarisht t’ia dhurojë veshkën Nazlijes.

Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se është ndjerë jashtëzakonisht keq dhe është lutur për shërimin e saj, njofton Klan Kosova.

“Pasi që jam jashtë vendit, nga mediat mora lajmin se një vajzë e re nga Mitrovica ka probleme serioze shëndetësore dhe i duhet një shumë e konsiderueshme e të hollave për sigurimin dhe transplatimin e veshkës, ku jam ndjerë jashtëzakonisht keq dhe jam lutur shumë për shërimin e saj.

Me këtë rast kam vendosur që të kontribuoj me 5 mijë euro nga buxheti personal për grumbullimin e shumës së nevojshme, e cila i nevojitet 19 vjeçares Nazlije Sherifi”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME