Greqia është goditur nga një tërmet vetëm pak minuta më parë, ku sipas EMSC magnituda ishte 3.9 e shkallës Richter.
Epiqendra ishte 104 km larg nga Larisa, por ajo që i ka bërë lëkundjet e fuqishme ishte thellësia vetëm, 2 kilometër nga sipërfaqja.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë i lënduar apo dëm material, ndërkohë që pritet raportimi i autoriteteve greke.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Greqia u godit nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Richter, i cili e kishte epiqendrën në Turqi, aty ku la edhe shumë viktima dhe dëme materiale.