Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Bytyqi nga Suhareka.
Raportohet se dy pjesëtarë të saj, vëllezërit Nurish dhe Hysen Bytyqi kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premten, ndërsa Nurish Bytyqi ditën e sotme.
Mësohet se prej ditësh ata ishin të infektuar me koronavirus.
Ata gjihashtu njiheshin si biznesmenë të suksesshëm në qytet. Sipas të dhënave të përgjithshme nga IKSHPK në Kosovë, deri më tani kanë ndërruar jetë 1305 persona si pasojë e Covid.