Ndoka me deklaratën: I vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka komentoi ndryshimet e fundit në qeveri.

Ai tha se i vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, ndërsa lëvizjet e tjera janë manovra elektorale të tij.

“I vetmi lajm pozitiv është shkarkimi i Ramës si ministër i jashtëm, që e kishte kapur peng dhe atë ministri.

Ndërsa lëvizjet e tjera janë thjesht më tepër manovra elektorale të Ramës dhe po përpiqet që me këto aktivizime të punojë në përmirësimin e imazhit të tij të rrënuar për hir të realitetit.

Nuk kanë një efekt në qeverisje apo në mirëqeverisje apo se ishin lëvizje të spikatura. Në njëfarë mënyre për të lëvizur dhe ato personazhe që nuk i hynin në punë përsa i takon zgjedhjeve.

Pra të dy ato emra që i mori nga Kosova nëpërmjet Batonit i hodhi në rrugë. I detyroi që të jepnin dorëheqjen. Pra e mbylli me një lloj demagogjie edhe atë pjesën që u përpoq ta shiste si patriotizëm të madh”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...