Blendi Fevziu pyet Metën: Sa është pasuria e Presidentit? Meta nuk jep asnjë përgjigjie dhe flet përçartë … merret Monika

Blendi Fevziu e vuri dje në siklet Presidentin Ilir Meta teksa e pyeti sesa është pasuria e tij dhe si e ka marrëdhënien me paranë.

Meta e ka konsideruar absurde pyetjen nëse ka përfituar ekonomikisht nga postet që ka mbajtur, teksa ka shtuar se vendimet e tij në funksionet publike që ka patur janë transparente dhe të verifikueshme.

Meta ka vijuar më tej duke thënë se marrëdhënien me paranë e ka të largët, dhe kurrë në shtëpi nuk është marrë me menaxhimin e tyre.

Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?

Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.

Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.

Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.

Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?

Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim. Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.

Pyetje: Padyshim komente ka sa të duash.

Presidenti Meta: Nuk shqetësohem fare për komentet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...