Nuk mundi të kishte një fëmijë të saj, historia e mësues shqiptare që frymëzon brezat do t’ju përlotë

Historia rrënqethëse e mësueses Lumturi Merzheku, aktualisht në pension, bëri bashkë 6 ish-nxënësit e saj për t’i dhuruar një kujtim të paharrueshëm.

E gjitha ndodhi në emisionin “Më thuaj një dëshirë”, në Top Channel.

Lumturia ka dhënë mësim për breza të tërë nxënësish, që nga shkolla e parë në Gramsh, e deri tek e fundit, në Kamëz, ku është vlerësuar me disa certifikata mirënjohjeje.

Teksa jepte mësim, u njoh edhe me Myftarin, bashkëshortin, me të cilin u kurorëzua në vitin 1979.

Dy vite më pas, ajo mbeti shtatzënë dhe ky ishte një gëzim i papërshkrueshëm për çiftin e ri, një gëzim që u pre shumë shpejt në mes!

Foshnja ndërroi jetë 20 ditë pasi lindi dhe Lumturia nuk mundi ta shikonte as edhe për një çast të vetëm, pasi rregullat e vendosura nga spitali asokohe nuk e lejuan. Më pas, ajo përjetoi edhe 5 lindje të tjera, të cilat njëra pas tjetrës ia shuan ëndrrën që një ditë, të mbante në krahë fëmijën e saj!

6 lindjet e parakohshme, kanë qenë për të një dhimbje e madhe, mbi të cilën është ngritur falë mbështetjes së bashkëshortit, familjarëve dhe veçanërisht nxënësve, të cilët i ka dashur si fëmijët e saj./tch

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME