Ditën e sotme ka nisur në Shqipëri faza e parë e vaksinimit kundër koronavirusit, ku fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe më pas efektivët e policisë.
E para që mori vaksinën ishte shefja e Infektivit Najada Çomo, ndërsa pas saj kryeministri Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.
Por lajmi për fillimin e vaksinimit ka nxitur dy të moshuar të shkojnë me nxitim për në “Air Albania” ku po kryhet procesi i vaksinimit.
Ata u ndalën nga një gazetare, që u tha se fillimisht do të ishin bluzat e bardha që do të vaksinoheshin, por çifti ishte i bindur se do të merrnin vaksinën edhe ata, pasi e kishin dëgjuar në televizor.
Gazetarja: Pse keni ardhur këtu zotëri?
I moshuari: Për vaksinat kena ardh. Në televizor kena dëgju dhe kemi ardh mos na i bën kush. Me zor po presim…
Gazetarja: A e dini që sot do të vaksinohen vetëm mjekët?
E moshuara: “Edhe pensionistët mbi 75 vjeç. E dha televizori gjithë ditën. Për atë punë erdhëm”.