“Është ndarë trupi në 2-3 pjesë”, flet babai i 25-vjeçares që humbi jetën në portin e Durrësit: Vajza ankohej për shoferët

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut ngjarja e rëndë e ndodhur më 7 janar brenda ambienteve të portit të Durrësit. Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e enjte, ku një 25-vjeçare me emrin Artenida Haskasa, humbi jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:30, kur drejtuesi i trajlerit me origjine nga Malisheva përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit. 25-vjeçarja ka marrë plagë të rëndë dhe nuk mundi të mbijetojë. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është ndaluar nga uniformat blu të qytetit.

Babai i vajzës, Petrit Haskasa, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”, ku shprehet se “shpreson dhe beson te drejtësia”.

“Vajza kishte dy vite që punonte në portin e Durrësit. Ka shkuar si gjithmonë në punë. Kur ka shkuar një trajler, ajo ka shkuar si gjithmonë për të hapur traun. Ajo ka ecur drejt dhe trajleri e ka marrë me vete. Është ndarë trupi në 2-3 pjesë”, tha babai i vajzës së ndjerë.

I pyetur nëse vajza ishte e kënaqur apo kishte shqetësime me punën që bënte, Petriti tha se “kishte ankesa për shoferët e kamionëve”.

“Vajza kishte ankesa për shoferët e kamionëve që nuk ecnin mirë, ecnin në mënyrë të pakontrolluar, ecnin shpejt dhe madje edhe ofen donin”, tha ai.

I pyetur nëse familjarët e shoferit që shkaktoi këtë aksident fatal, Haskasa tha “po”. “Familjarët e drejtuesit kanë kërkuar që të vijnë për ngushëllim, dhe ne i kemi pranuar. Është një aksident”, tha ai.

Babai tha se janë të shokuar dhe se është një ngjarje tragjike që do i shoqërojë gjithë jetën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME