Por, pavarësisht vlerësimeve të shumta, mësuesi ka folur në një lidhje “skype” për një emission, ku ka thënë se ndihet i posht ëruar. Torra tha se prej vitesh merr shkarpa për të ndezur zjarrin në shkollë, ndërsa shtoi se drutë nuk mungojnë, duke theksuar se ajo që nuk i ka pëlqyer është politizimi që i është bërë fotos.
Më konkretisht, mësuesi është shprehur se:
Është një postim nga më të rëndomtit. Ndihem i p osh tëruar. Jo se dua t’i shmangem dhe të mohoj atë që kam postuar. Unë hodha një foto, një krah me dega që e marr vazhdimisht se unë kam vite që bëj mësim. Këto janë degë për të ndezur zjarrin. Nëse do ishte mungesë e furnizimit me dru, unë vetë do e den oncoja, por degët janë vetëm për të ndezur zjarrin.
Unë këtë e bëj me vite të tëra. Unë nuk e shikoj si ofendim për të çuar degë për të ndezur zjarrin. Ajo që më shqetëson, përpos vlerësimeve që ishin me qindra, ky është një rast më pak se i zakonshëm. Nuk kam ndonjë problem pse u përhap fotoja, por politizimi që i bëhet, nuk më vjen mirë. Unë do e denoncoja nëse do kishte mungesë, por nuk kam pse të dal jashtë realitetit. Unë ndjehem keq sepse kam parë portale.