“Të flesh me barkun bosh”, familja Tragjini mes varfërisë dhe të ftohtit

Bora për të varfrit është vuajtje, për ata që nuk kanë strehë shton mjerimin. Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, një mot i tillë bën çdo dimër.

Artan Tragjini bashkë me të shoqen e dy fëmijët jetojnë në këtë dhomë.

“Jam veti katër në familje. Jetoj në këto kushte të vështira siç edhe shihet. Tavani i prishur është prishur. Jetojmë në këtë dhomë, këtu lahemi, këtu gatuajmë. Këtë e ka marrë bashkia për ta rindërtuar dhe nuk po vjen asnjë njeri”, shprehet kryefamiljari.

Marrin ndihmë ekonomike, por nuk u mjafton.

“Me 40 mijë lekë nga ndihma ekonomike nuk kam çfarë të bëj”, tregon ai.

Artani nuk ka mundësi te sigurojë as ushqimin për familjen.

“Fëmija ushqehet kur ka, ndërsa kur s’ka nuk kemi çfarë të bëjmë.

Djali më thotë dua bukë, çfarë t’i them! Zgjohet natën dhe qan”, shprehet ai. Ai është i aftë për punë, por s’ka asnjë vend për të.

“Kam shkuar te zyra e punës dhe më kanë thënë se nuk ka punë”, tregon ai. Ka pasur dhe momente kur fëmijëve i është rrezikuar jeta.

“Çatia mund të shembet nga momenti në moment. Ka pasur raste që binte dhe. Desh më ka zënë vajzën. Nuk e di çfarë do të bëja nëse do të kishte ndodhur. Çe dua jetën unë po më iku fëmija”, thotë kryefamiljari. Veç ndihmës ekonomike, deri tani fqinjët kanë qenë një mundësi për lëmoshë, e cila i mban përkohësisht.

“Kërkoj të më ndihmojnë sado pak. Qoftë edhe vetëm me një dhomë”, është apeli i kryefamiljarit.

/abcnews.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME